Kina zë vendin e parë për burgosjen e gazetarëve, Turqia e dyta

Kina zë vendin e parë për burgosjen e gazetarëve, Turqia e dyta

Bota December 11, 2019 - 14:31
Detajet

Sipas një organizate për të drejtat e njeriut, qeveria kineze i ka burgosur së paku 48 gazetarë gjatë vitit 2019. Kjo shifër e vë fuqinë aziatike në vendin e parë në botë për këtë statistikë negative.

Bazuar në raportin e Komisionit për Mbrojtjen e Gazetarëve, së paku 250 gazetarë janë burgosur gjatë këtij viti në mbarë botën. Kjo shifër është pak më e vogël me vitin e kaluar, kur prapa grilave ishin dërguar 255 gazetarë.

Në vendin e dytë për burgosjen e gazetarëve ndodhet Turqia, e cila i ka burgosur 47 gazetarë, 21 më pak se vitin e kaluar, ndërsa pas saj radhiten Arabia Saudite dhe Egjipti me 26 gazetarë të burgosur secila.

Irani, i cili u përball me protesta masive gjatë këtij viti, i ka burgosur 11 gazetarë, thuhet në këtë raport.

Rusia këtë vit i ka burgosur shtatë gazetarë, ndërsa katër prej tyre u dërguan në burg për shkak të punës së tyre në Krimenë e pushtuar nga Ukraina para pesë vjetësh.

Numri i gazetarëve të burgosur në Kinë këtë vit u rrit për një në krahasim me vitin e kaluar. Organizata që i nxori këto të dhëna tha se në këtë shtet është vërejtur rritje e vazhdueshme e numrit të gazetarëve të burgosur nga viti në vit që prej kohës kur presidenti Xi Jinping e ka konsoliduar kontrollin politik në vend.

Në mesin e gazetarëve të burgosur, 92 për qind e tyre janë burra dhe 8 për qind gra, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.