Gjashtë të vrarë nga të shtënat në spitalin çek

Gjashtë të vrarë nga të shtënat në spitalin çek

Bota December 10, 2019 - 12:05
Lexoni më shumë detaje

Një sulmues qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona dhe plagosi rëndë dy të tjerë në një dhomë pritjeje spitali, në qytetin verior-lindor të Çekisë. Sulmuesi i dyshuar vrau veten me një plumb në kokë, tha policia, pasi e gjeti të dyshuarin të vdekur në një makinë që ata ishin duke e kërkuar, transmeton Zeri.info.

Njerëzit u evakuuan nga spitali dhe siguria është rritur në të gjithë vendin. Kryeministri Andrej Babis i tha televizionit publik Çek se sulmuesi hapi zjarr në njerëz nga një distancë e afërt. “Është diçka për të cilën ne nuk jemi mësuar në vendin tonë”, tha Babis, një miliarder populist. "Unë absolutisht nuk e kuptoj motivin e këtij të riu”. Presidenti Milos Zeman dërgoi gjithashtu ngushëllime.

Incidentet me të shtënat janë të rralla në Republikën Çeke. Sulmi i fundit i madh ndodhi në shkurt të vitit 2015, kur një burrë vrau tetë persona në nj ë restorant në Uherske Brod para se të kthente armën mbi vete.

Ky sulm në lindjen e vendit ndihmoi në përpjekjet e shpejta të politikanëve populistë për të sfiduar përpjekjet e BE për të vendosur kufizime më të rënda për armët personale. Sidoqoftë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e hodhi poshtë sfidën në fillim të këtij muaji. Gazetari çek Teodor Marjanoviç i tha Al Jazeeras: "Njerëzit janë në gjendje shoku, të shtënat ndodhin shumë rrallë në këtë vend. Ka një operacion të madh policor tani në qytet”./Zeri