Valltarja u qëllua në fytyrë në një dasmë në Indi, vetëm pse ndaloi të pushonte mes dy këngëve

Valltarja u qëllua në fytyrë në një dasmë në Indi, vetëm pse ndaloi të pushonte mes dy këngëve

Bota December 07, 2019 - 16:11
Detajet

Ndalimi i vallëzimit për vetëm një moment, valltares së njohur vetëm si Hina, i kushtoi me plagosje të rëndë në fytyrë.

Kur përfundoi kënga dhe pritej të fillonte, 22-vjeçares që po argëtonte dasmorët në Uttar Pradesh të Indisë, i kërkuan të vazhdonte vallëzimin, transmeton Telegrafi.

Derisa po qëndronte bashkë me një valltare tjetër në skenë, dikush hapi zjarr dhe e qëlloi.

Lidhur me aksidentin, policia i ka arrestuar dy burra, ndërsa po vazhdon hetimet lidh me krimin.

Mësohet se ajo ka lëndim në nofull, por gjendja saj është në rregull dhe jashtë rrezikut për jetën.