Asfalti 'përpin' veturën, dy shoferët përvëlohen për vdekje nga uji i nxehtë

Asfalti 'përpin' veturën, dy shoferët përvëlohen për vdekje nga uji i nxehtë

Bota November 22, 2019 - 08:53
Detajet

Dy burra nga Rusia kanë vdekur pasi ranë në një humnerë që u hap papritmas për shkak të shpërthimit të një gypit të ujit të nxehtë.

Vladimir Valyakin, 49 vjeç, bashkë me shoferin Igor Chikasov, 53 vjeç, mbetën të bllokuar në veturën e parkuar në një trotuar, ndërsa uji i vluar shpërtheu rreth tyre dhe goditi makinën.

Sipas mediave lokale, të dy vdiqën në vend, pasi u “përvëluan të gjallë”. Dëshmitarët thonë se nuk kishte shans që t’i shpëtonin me kohë.