Stoltenberg: Turqia vend shumë i rëndësishëm për NATO-n

Stoltenberg: Turqia vend shumë i rëndësishëm për NATO-n

Bota November 21, 2019 - 23:34
Lexoni detajet!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se Turqia është një vend shumë i rëndësishëm për aleancën, duke shtuar se për ta kuptuar këtë, mjafton të shikohet harta dhe të analizohet pozita e saj gjeostrategjike.

Në një intervistë për një gazetë franceze, Stoltenberg deklaroi se aleatët e kanë kritikuar operacionin e Turqisë “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, por asnjëri nuk e ka vënë në pikëpyetje vendin e saj në NATO.

“Turqia iu bashkëngjit luftës kundër ISIS-it, duke lejuar që aleatët të përdorin bazat e saj. Turqia është vendi i vetëm brenda NATO-s që kufizohet me Sirinë dhe Irakun. Ajo strehon 3,6 milionë refugjatë”, shtoi Stoltenberg.

“Turqia është vend shumë i rëndësishëm për NATO-n. Për ta kuptuar këtë, mjafton të shikohet harta dhe të analizohet pozita gjeostrategjike e Turqisë. Megjithatë, kjo nuk na pengon që të flasim për dallimet”, deklaroi shefi i NATO-s.

Stoltenberg shtoi gjithashtu se Norvegjia, Islanda, Turqia, SHBA, Kanadaja dhe Britania e Madhe luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë e Evropës./ATSH/