Pasagjerja e dehur tentoi ta hapë derën e avionit gjatë fluturimit

Pasagjerja e dehur tentoi ta hapë derën e avionit gjatë fluturimit

Bota November 20, 2019 - 23:39
Detajet

Chloe Haiens 26 vjeçe nga Buckinghamshire i Britanisë, në gjendje të dehur është përpjekur të hapë derën e emergjencës të një avioni të Jet2, gjatë udhëtimit nga Stanstedi drejt Londrës.

26-vjeçarja është ndaluar me forcë nga ekuipazhi dhe stafi i avionit.

Pas incidentit në drejtim të Chloe nga kompania e aeroplanëve Jet2 është dërguar një gjobë me vlerë 85.000 mijë paund, ndërsa dy avionë luftarakë RAF u detyruan të shoqëronin mjetin e konsideruar në ato moment si “me probleme”, gjatë kthimit në Stansted.

Gjatë rezistencës që e reja ka bërë ndaj anëtarit të ekuipazhit Charley Coombe, e ka gërvishtur këtë të fundit në të gjithë pjesën e fytyrës.

Haines më vonë u përball me akuzën e agresionit dhe aktit të neglizhencës që mund të verë në rrezik njerëzit brenda tij.

Image