E mbush barkun me drogë, shtiret si shtatzënë për t’i mashtruar doganierët

E mbush barkun me drogë, shtiret si shtatzënë për t’i mashtruar doganierët

Bota November 20, 2019 - 19:49
Detajet

Një grua 34-vjeçare është arrestuar nga agjentët e policisë kufitare në Argjentinë, pasi ajo po përpiqej të kontrabandonte marijuanë.

Mënyra sesi gruaja kishte vendosur ta kalonte drogën nga Argjentina dhe Kili ishte mjaft perfekte sipas saj, por që dështoi në fund.

34-vjeçarja ishte shtirur sikur ishte shtatzënë teksa kishte marrë autobuzin ku po udhëtonte afër kufirit me Kilin.

Sipas një raporti policor, agjentët e xhandarmërisë kombëtare argjentinasev unë re se gruaja po mbante një çantë të madhe të zezë në prehërin e saj.

Gjatë kontrollit gruaja u tha policëve se ishte shtatzënë, por policët zbuluan një objekt të madh të ngjitur në bark të mbushur me drogë,

Në një kontroll të dytë u zbuluan edhe 15 qese kokainë të mbështjella me plastikë.