Policia arreston 21-vjeçarin shqiptar, kapet me 15 mijë euro dhe 700 gram marihuanë

Policia arreston 21-vjeçarin shqiptar, kapet me 15 mijë euro dhe 700 gram marihuanë

Bota November 20, 2019 - 16:53
Detajet

Policia italiane e Arezzo vunë në pranga një 21-vjeçar shqiptar dhe një italian 63-vjeçar, të akuzuar për veprën penale “trafikimi i drogës”.

Ndërsa një 35-vjeçar shqiptar është proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë patrullimit në qendër të Arezzo, policia vuri re dy burra duke ecur, të cilët kryenin lëvizje të dyshimta rreth një makine, ku qëndronte një persona tjetër.

Pasi vunë re policinë personat që ecnin në këmbë dhe makina lëvizën në drejtime të ndryshme dhe pas një ndjekjeje të shkurtër ata u bllokuan.

Nga kontrolli i automjeteve dhe shtëpive të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan rreth 700 gram marijuanë të gatshme për shitje, material paketimi dhe 15,000 euro para të thata. Paratë dyshoheshin se ishin fituar nga shitja e drogës./on