Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 112
Digjen të gjallë në veturë, ranë në një gropë me ujë të nxehtë

Digjen të gjallë në veturë, ranë në një gropë me ujë të nxehtë

Bota November 19, 2019 - 21:29
Detajet

Mediat e huaja bëjnë me dije se ditën e sotme dy burra janë djegur të gjallë brenda makinës së tyre, e cila u zhyt brenda një grope, e cila u hap papritmas nga plasja e një tubi me ujë të nxehtë, në Rusi.

Dy burrat, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritet, u bllokuan brenda në automjet dhe gjetën vdekjen e menjëhershme.

Fotografi, të cilat tregojnë pamje nga tragjedia e ndodhur, teksa trupat e tyre ngrihen nga një vinç, së bashku me pjesët e mbetura nga automjeti që ata drejtonin.

Plasja e tubit me ujë të nxehtë nën parkimin e makinave është shkaku i tmerrit që shënoi një tragjedi, me vdekjen e dy personave.

Shikoni videon KETU