Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 112
'Nga rreziku për jetë dhe dy ditë me aparate', Vuçiq kthehet në punë

'Nga rreziku për jetë dhe dy ditë me aparate', Vuçiq kthehet në punë

Bota November 18, 2019 - 12:23
Lexoni detajet!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi publik serb, RTS. Këshilltarja e tij ka thënë për BBC’në gjuhën serbe se shefi i saj ka dalë në punë sot edhe pse do të punojë me kufizime.

Sipas burimit të njëjtë, gjendja shëndetësore e Vuçiqit është stabile.

Zyra e tij ka thënë se presidenti është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit më 15 nëntor, si pasojë e “problemeve kardiovaskulare”.

“Mjekët ia kanë shpëtuar jetën të premten”, ka thënë ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

“Kur është pranuar, është vlerësuar se jeta e tij është në rrezik”, ka shtuar ai.

Vuçiq, 49-vjeçar, ka thënë se do të kthehet në punë ditën e hënë.

Kjo është hera e parë që zyrtarisht zbulohet se Vuçiq vuan nga problemet në zemër.

Ai është president i Serbisë që nga viti 2017 dhe është përballur me akuzat për frenimin e lirisë së mediave dhe të demokracisë.