Vdes princesha e Kamboxhias

Vdes princesha e Kamboxhias

Bota nëntor 18, 2019 - 10:35
Lexoni detajet!

Princesha e Kamboxhias, Norodom Bopha Devi, e cila më parë ka shërbyer edhe si ministre e kulturës dhe njihej si shpëtimtare e vallëzimit tradicional, Apsara, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e princeshës e bëri të ditur Pallati Mbretëror i këtij vendi aziatik. Zyrtarët e pallatit thanë se princesha vdiq nga shkaqet natyrore në një spital në Tajlandë.

E bija e mbretit të ndjerë, Norodom Sihanouk, dhe motra e mbretit të tanishëm, Norodom Sihamoni, princesha Bopha Devi në moshë të re ishte bërë valltare e baletit kamboxhian, i cili ishte simbol i zbavitjes për shtresën mbretërore.

Pas rënies nga pushteti të diktatorit Rouge dhe përfundimit të një lufte civile që zgjati një dekadë, ajo shërbeu si ministre e kulturës dhe arteve të bukura nga viti 1998 deri në vitin 2004.

Princi Sisowath Thomico, e vlerësoi lart kontributin e princeshës së ndjerë për mbrojtjen e baletit tradicional. Ai tha se falë përkushtimit dhe punës së princeshës, ky lloj baleti është pjesë e trashëgimisë botërore, shkruan “Reuters’.