Policia e Hong Kongut paralajmëron protestuesit: Do të përgjigjemi me armë vdekjeprurëse

Policia e Hong Kongut paralajmëron protestuesit: Do të përgjigjemi me armë vdekjeprurëse

Bota nëntor 18, 2019 - 09:24
Lexoni detajet!

Policia e Hong Kongut ka kërcënuar sot se do të përgjigjet me armë vdekjeprurëse, nëse pjesëmarrësit në protesta përdorin armë vdekjeprurëse dhe mjete tjera të forta që u shkaktojnë dëme autoriteteve të rendit.

Një polic është qëlluar në Hong Kong me shigjetë kur policët përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji, duke tentuar të shpërndajë protestuesit që okupuan kampusin e Universitetit.

Shigjeta goditi policin në këmbë, kurse kolegët e tij kanë bërë të ditur se e kanë dërguar me urgjencë në spital për tretman.

Megjithatë demonstruesit kanë refuzuar të tërhiqen edhe pse kamionët me topa uji me të cilën mundoheshin t’i shpërndajnë, kaluan mbi tullat të cilat i kishin vënë demonstruesit.

Pjesëmarrësit në protesta për pak momente ishin tërhequr kah ndërtesa e Universitetit Politeknik kur filloi të errësohet, nga frika se mund ta gjejnë veten në kurth të policisë që përdorte gaz lotsjellës për t’iu afruar nga ana e kundërt.

Demonstruesit kanë gjuajtur shigjeta nga kulmi i universitetit, si dhe nuk hezituan të përdorin edhe koktej molotovi në drejtim të policisë. /Telegrafi