Aleksandar Vuçiq pas shërimit u lirua nga AUM

Aleksandar Vuçiq pas shërimit u lirua nga AUM

Bota November 18, 2019 - 09:20
Lexoni detajet!

Gjendja shëndetësore e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq është stabile dhe ai është liruar të shkoj në shtëpi pas shërimit në Akademinë Ushtarake Mjekësore (AUM), ka lajmëruar Radio Televizioni i Serbisë.

Vuçiq më herët ka paralajmëruar se sot i kthehet detyrave të punës.

LEXO EDHE: Kjo është gjendja shëndetësore e Aleksandar Vuçiq pas problemeve me zemër

Ai ishte pranuar në AUM të premten për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Këshilltarja për medie e presidentit të Serbisë Suzana Vasileviq ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq i ka kaluar dy ditë në aparate, dhe se të dielën ishte pak më mirë.

LEXO EDHE: Edi Rama interesohet për gjendjen e Vuçiqit, e thërret në telefon

Ishte aq keq saqë vet kërkoi ta dërgojnë në spital, ka thënë Suzana Vasileviq për TV Pink, duke shtuar se prej tashti Vuçiq do të filloj t’i dëgjojë më shumë mjekët dhe të merr terapi.

Ministri i shëndetësisë i Serbisë Zllatibor Llonçar ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka probleme të vogla kronike me zemër, por se të premten ka ardhur deri te përkeqësimi serioz i gjendjes së tij shëndetësore, kur vendosi t’i drejtohet mjekëve./Insajderi