12 të vdekur në një aksident në Sllovaki

12 të vdekur në një aksident në Sllovaki

Bota nëntor 13, 2019 - 20:53
Lexo Detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Sllovaki.

Një kamion që barte zhavor u përplas me një autobus që po barte pasagjerë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Sipas autoriteteve aksidenti i së mërkurës ishte më i rëndi në shkallë vendi për afro 10 vjet, njofton Euronews përcjellë Klan Kosova.

Shkaktar besohet se është moti i keq.

Ngjarja ndodhi në një rrugë me dy korsi afër qytetit të Nitra, 90 km në lindje të kryeqytetit Bratislava.

Ministrja e Brendshme e Sllovakisë Denisa Sakova, u tha gazetarëve në një konferencë për media se kamioni ishte i mbingarkuar,duke goditur kështu autobusin.

Në mesin e viktimave janë edhe katër gjimnazistë.

Edhe kryeministri Peter Pellegrini ka anuluar vizitën zyrtare që po e zhvillonte në Qipro.