Prindërit braktisin në spital vogëlushin e tyre të porsalindur

Prindërit braktisin në spital vogëlushin e tyre të porsalindur

Bota nëntor 07, 2019 - 16:50
Detajet

Sipas mediave italiane, një foshnje e porsalindur është braktisur në një spital në Torino. Foshnja e lindur kërkon një përkujdesje të veçantë pasi duhet të jetë në kontakt me rrezet e diellit.

Foshnja 4-muajshe e quajtur Giovannino ka një sëmundje të rrallë të quajtur “Harlequin ichthyosis”, një gjendje gjenetike, e cila shkakton një lëkurë të trashë dhe të hollë. Infermierët janë kujdesur për të, që nga ardhja në jetë në muajin Gusht.

Gjendja e tij prek një në një milion dhe shkaktohet si rezultat i një geni të dëmtuar.

Prindërit e vogëlushit nuk u kthyen më për ta kërkuar apo për ta marrë, madje spitali nuk ka mundur të kontaktojë me ta as përmes telefonit.

Vogëlushit i kushtohet një kujdes i veçantë në spital dhe për të ndihmuar në parandalimin e tharjes dhe plasaritjes së lëkurës së tij, ai trajtohet me hidratues disa herë në ditë.

“Ai është një fëmijë i buzëqeshur dhe lumturohet së tepërmi kur dëgjon muzikë”, shprehet drejtori i spitalit.

Pas publikimit të këtij rasti në media ka qenë shumë i madh interesimi i personave që kanë kontaktuar spitalin dhe kanë kërkuar ta birësojnë.

Autoritetet në qytetin verior italian të Torinos thanë se po vlerësohen të gjitha kërkesat