Britania përgatitet për 36 orë reshje shiu, ngrihet alarmi për rrezik jete

Britania përgatitet për 36 orë reshje shiu, ngrihet alarmi për rrezik jete

Bota October 23, 2019 - 10:37
Lexoni detajet!

Zyra e Meteorologjisë në Britani të Madhe e ka lëshuar paralajmërimin për rrezik jete pasi vendi ishullor pritet të përfshihet nga reshjet e mëdha të shiut, të cilat mund të zgjasin deri në 36 orë dhe pritet të shkaktojnë vërshime të mëdha.

Reshjet më të mëdha pritet të vijnë në fundjavë. Përpos vërshimeve, ato pritet të shkaktojnë probleme në zhvillimin e transportit rrugor. Alarmi për mot të lig do të vlejë nga mesnata e së premtes deri të shtunën për pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit. Gjatë kësaj periudhe priten reshje deri në 100 milimetra.

Parashikuesja e motit, Emma Smith, për gazetën “Independent” tha: “Do të kemi mot të lagësht dhe me erë në veri. Erërat do të jenë më të forta gjatë ditëve në vijim deri në fundjavë”.

Reshjet e shiut pritet të jenë më të mëdha të premten, kur nga to do të përfshihet një pjesë e madhe e Uellsit, ndërsa rajonet e tjera do t’i kenë disa periudha me diell.

“Mund të kemi kushte të dobëta për vozitje dhe njerëzit duhet të sigurojnë më shumë kohë në trafik, sepse mund të ketë vonesa” shtoi ajo.

Ndryshe, temperaturat gjatë kësaj jave në Britani pritet të sillen nga 8 gradë në pjesën veriore deri në 17 gradë në jug, shkruan “Independent”. /Express