Pompeo kërcënon Turqinë: Nëse ka nevojë jemi të gatshëm për aksionin ushtarak

Pompeo kërcënon Turqinë: Nëse ka nevojë jemi të gatshëm për aksionin ushtarak

Bota October 22, 2019 - 10:41

Presidenti i SHBA Donald Trump është i gatshëm ta përdorë forcën ushtarake nëse ka nevojë, ka thënë sekretari i shtetit Mike Pompeo në pyetje për marrëdhëniet me Turqinë me rastin e sulmit të saj kundër kurdëve në veri të Sirisë.

“Ne më shumë e duam paqen se luftën”, ka thënë Pompeo për TV CNBC në një intervistë dhënë të hënën.

“Por nëse është i nevojshëm “aksioni kinetik” (eufemizmi për zbatimin aktiv të forcës vdekjeprurëse ushtarake) apo aksioni ushtarak, duhet të dihet se presidenti Trump është plotësisht i gatshëm të ndërmarrë një aksion të tillë”, ka thënë Pompeo.

Trumpi është nën kritikë të ashpër për shkak të vendimit të tij t’i tërheqë forcat amerikane nga veriu i Sirisë, duke i braktisur kurdët të cilët kanë luftuar kundër Shtetit Islamik. Tërheqja ka mundësuar hyrje të Turqisë në zonën kufitare në fillim të tetorit, me ç’rast kanë vdekur më shumë se 120 civilë, konstaton CNBC.

Pompeo ka refuzuar të tregojë se cila është “vija e kuqe”, gjegjësisht cili aksion do ta nxiste përgjigjen ushtarake amerikane, duke thënë se “nuk dëshiron të nxitojë para vendimit të presidentit për këtë se a do të ndërmerr veprim të tmerrshëm të përdorimit të forcës ushtarake amerikane”.

“Dhunën ekonomike e kemi përdorur  dhe do ta përdorim. Do të përdorim edhe fuqinë diplomatike. Këto janë preferencat tona”, ka thënë Pompeo.

Departamenti i Shtetit ka refuzuar ta komentojë deklaratën e Pompeos, pretendon CNBC./Insajderi