Përfundon takimi Erdogan-Pence në Ankara

Përfundon takimi Erdogan-Pence në Ankara

Bota October 17, 2019 - 17:26
Detajet

Një takim gati dyorësh ka përfunduar midis presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe zëvendëspresidentit të SHBA-së Mike Pence në kryeqytetin turk Ankara.

Të dy u takuan në Kompleksin Presidencial dhe folën për një orë e 40 minuta, njofton Klan Kosova.

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, filloi një takim midis delegacioneve turke dhe amerikane.

Pas mbledhjes së tyre nuk kishte ndonjë deklaratë zyrtare, por zyrtarët e SHBA thanë që Pence dhe delegacioni i tij ishin dërguar për të diskutuar operacionin antiterror turk që filloi javën e kaluar në veri të Sirisë dhe çështje të tjera, shkruan AA.

Pence mbërriti në Ankara më herët sot duke udhëhequr një delegacion përfshirë edhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.