Erdogan kritikon ashpër NATO-n: Zgjidhni - Turqinë apo terroristët

Erdogan kritikon ashpër NATO-n: Zgjidhni - Turqinë apo terroristët

Bota October 14, 2019 - 12:31
Lexoni më shumë detaje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha që NATO nuk po i jepte mbështetje të mjaftueshme Turqisë dhe iu drejtua Aleancës që të bënte një zgjedhje - terroristët, ose Turqinë.

“Ne jemi një anëtar i NATO-s dhe neni i pestë i Kartës kërkon që të gjithë anëtarët të përgjigjen në rast të një sulmi ndaj njërit prej tyre. Turqia është nën kërcënimin e sulmit nga organizatat terroriste”, raporton Sputnik ,transmeton zeri.info.

“Sipas Kartës, NATO duhet të jetë në anën tonë. Ju jeni ose me ne, ose jeni në anën e terroristëve. Ata nuk na kanë dhënë përgjigje për këtë pyetje”, tha ai.

Presidenti turk gjithashtu tha se kjo mund të lidhet me atë se Turqia është vendi i vetëm musliman në Aleancë.

Ai shtoi se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, me të cilët kishte bërë biseda telefonike, ishin “nën presionin e dezinformatave të mëdha”.

Turqia ka nisur një operacion ushtarak në veri të Sirisë me qëllim të pamundësojë, sipas Ankarasë, krijimin e një korridori terrorist përgjatë kufirit turko-sirian./Zeri