Transmetim i drejtpërdrejtë i luftimeve në veri të Sirisë (VIDEO)

Transmetim i drejtpërdrejtë i luftimeve në veri të Sirisë (VIDEO)

Bota tetor 10, 2019 - 12:41
Lexoni më shumë detaje

Luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar midis trupave turke dhe luftëtarëve të Forcave Demokratike Siriane në fshatrat në kufirin midis dy vendeve, tha sot një zyrtar kurd,raporton Sputnik.

“Luftimet e ashpra po vazhdojnë ndërsa forcat turke përpiqen të hyjnë në fshatra në kufi”, tha Moor Kamishlo, një zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, një organizatë e udhëhequr nga kurdët sirianë, raporton Reuters, transmeton zeri.info.

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi më herët sot se forcat tokësore të vendit vazhduan të përparojnë drejt luftëtarëve kurdë në veri të Sirisë.

Deklarata nuk ka shtjelluar më shumë detaje, por Ministria ndau një video të komandove në veprim, raporton AP.

Trupat turke dhe aleatët e tyre rebelë sirianë pushtuan veri-lindjen e Sirisë të mërkurën, duke filluar një invazion turk. Më parë, avionët luftarakë dhe artileria turke po synonin pozicionet e luftëtarëve kurdë në një operacion ushtarak ndërkufitar, vetëm disa ditë pasi trupat amerikane u tërhoqën nga zona. Mediat raportojnë se 15 civilë u vranë dje. Pushtimi turk është dënuar ashpër në të gjithë botën./Zeri