Tërhiqen trupat amerikanë nga kufiri Turqi-Siri, kurdët të hidhëruar

Tërhiqen trupat amerikanë nga kufiri Turqi-Siri, kurdët të hidhëruar

Bota tetor 07, 2019 - 18:32
Detajet

Trupat amerikane kanë filluar tërheqjen nga pozicionet në veri të Sirisë, duke i hapur rrugën një operacioni turk kundër luftëtarëve kurdë në zonën kufitare.

Forcat e drejtuara nga kurdët deri më tani kanë qenë një aleat kryesor i SHBA-së në Siri, ku ata ndihmuan në mposhtjen e grupit të Shtetit Islamik, por Turqia i konsideron ata si terroristë, njofton Klan Kosova.

Grupi kryesor i udhëhequr nga kurdët e quajti lëvizjen e befasishme të SHBA-së “një goditje në shpinë”.

Por Presidenti Donald Trump mbrojti tërheqjen, duke thënë se ishte koha “të dilnim nga këto luftëra qesharake të pafund”, shkruan BBC.

Tërheqja përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme të SHBA-së dhe shkon kundër këshillave të zyrtarëve të lartë në Pentagon dhe departamentit të shtetit. Shtëpia e Bardhë tha të dielën se trupat amerikane ishin duke u larguar mënjanë për një operacion të afërt turk.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha që qëllimi i Turqisë ishte të luftonte luftëtarët kurdë në zonën kufitare dhe të krijonte një “zonë të sigurt” për refugjatët sirianë që jetojnë aktualisht në Turqi.