Shpërthim në qendër të Beogradit

Shpërthim në qendër të Beogradit

Bota September 20, 2019 - 10:32
Detajet

Në Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë në Beograd sot në mëngjes rreth orës 1:15 ka ardhur deri te një shpërthim dhe zjarr të madh.

Zjarri dhe shpërthimi kanë ndodhur në Fakultetin e Kimisë Organike.

Nuk ka të lënduar por dëmet materiale janë të mëdha. Zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin ndërsa policia i ka bllokuar rrugët përreth.

RTS lajmëron se në terren është konstatuar se përqendrimi gazit është i lartë në këtë laborator dhe në përgjithësi në fakultet, prandaj nuk ka siguri për policët që t’i bëjnë hetimet. Fakulteti është siguruar, dhe pas hetimeve do të jetë i njohur shkaku i sigurt i shpërthimit dhe zjarrit, kanë lajmëruar mediet.