Rriten për 26% kërkesat për azil në BE

Rriten për 26% kërkesat për azil në BE

Bota September 17, 2019 - 19:49
Detajet

Aplikimet për azil u rritën ndjeshëm në korrik, njoftoi sot agjencia për azilin në Bashkimin Europian, EASO.

”Pati 62 900 aplikime në korrik, rritje kjo me 26% krahasuar me qershorin”, tha EASO duke theksuar se ishte shifra më e lartë që nga marsi i vitit 2017.

Statistikat përfshijnë Bashkimin Europian, Norvegjinë dhe Zvicrën.

EASO tha se rritja mund të shpjegohet pjesërisht nga fakti se në qershor kishte pak aplikime.

Vendet me numrin më të madh të aplikantëve ishin Siria, Afganistani dhe Venezuela.

Qeveritë e BE kanë dështuar përsëri të bien dakord mbi politikat e përbashkëta të azilit dhe emigracionit.

Kjo çështje është në axhendën e një takimi që do të zhvillohet më 23 shtator në Maltë.