Vetëm këtë vit u mbytën 134 të burgosur në Arabinë Saudite

Vetëm këtë vit u mbytën 134 të burgosur në Arabinë Saudite

Bota shtator 16, 2019 - 16:20
Detajet

Autoritetet e Arabisë Saudite i kanë ekzekutuar 134 njerëz vetëm këtë vit, përfshirë gjashtë persona që ishin fëmijë në kohën e arrestimit.

Raportohet se personat e burgosur janë torturuar dhe mbytur me metodat më të tmerrshme, përfshirë kryqëzimin dhe heqjen e kokës. Lajmin e bëri të ditur një organizatë për të drejtat e njeriut.

Rritja e numrit të ekzekutimeve ndodhi pavarësisht zotimit të princit Mohammed bin Salman për ta zvogëluar zbatimin e dënimit me vdekje.

Në një raport të prezantuar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Projekti për Dënimet me Vdekje dëshmon se 24 persona të tjerë janë të rrezikuar nga dënimi me vdekje.

Në mesin e tyre ndodhen tre fëmijë, kundërshtarë të njohur politikë të princit, klerikë dhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në këtë raport thuhet se së paku gjashtë adoleshentë janë ekzekutuar këtë vit pasi ishin arrestuar për krimet e supozuara në kohën kur ishin në moshën e fëmijërisë.

Në grupin e personave të ekzekutuar ishin edhe tri gra dhe 51 persona të akuzuar për posedim të narkotikëve. Për më tepër, së paku 58 persona të ekzekutuar ishin qytetarë të shteteve të tjera.

Më saktësisht, Arabia Saudite vetëm këtë vit i ka ekzekutuar 21 pakistanezë, 15 jemenas, pesë sirianë dhe katër egjiptianë, shkruan “The Sun”.