Turqi: Urdhërohet arrestimi i 223 ushtarakëve

Turqi: Urdhërohet arrestimi i 223 ushtarakëve

Bota September 15, 2019 - 17:52
Detajet

Turqia ka urdhëruar arrestimin e 223 ushtarakëve, që shërbejnë në të gjithë vendin dhe në Qipron veriore të okupuar, si të dyshuar për lidhje me një rrjet që Ankaraja akuzon për organizimin e përpjekjes së dështuar për grusht shteti në vitin 2016, raportojnë media turke të drejtuara nga shteti.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se autoritetet janë në kërkim të të dyshuarve në 49 provinca në Turqi dhe okupimin e Qipros veriore, raportoi TRT Haber , televizion me qëndrime pro-shtetërore. Sipas të njëjtit burim, 100 prej këtyre të dyshuarve i përkasin ushtrisë, 41 në Forcën Ajrore dhe 32 të Marinës.

Për këtë Ankaraja akuzon liderin fetar musliman, Fethullah Gulen, i cili ka jetuar në Pensilvani që nga viti 1999, se ishte truri pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016. Ndërkohë që ai ka mohuar çdo përfshirje.

Në tre vite pas përpjekjes për grusht shteti, më shumë se 77,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjyqit dhe rreth 150,000 nëpunës publik, ushtarakë dhe të tjerë janë larguar nga puna ose janë vënë në dispozicion.

Aleatët dhe organizatat e të drejtave perëndimore të Turqisë kanë kritikuar përmasat e goditjes, duke thënë se Presidenti Tayip Erdogan e përdori përpjekjen e dështuar për grusht shteti si një pretekst për të shtypur kundërshtarët.