Meksikë: Identifikohen 40 trupa të varrosur në një pus

Meksikë: Identifikohen 40 trupa të varrosur në një pus

Bota September 15, 2019 - 17:39
Detajet

Shkencëtarët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus në shtetin e Jalisco.

Trupat u gjetën jashtë qytetit të Guadalajara, ndërsa ishin fshehur në 119 çanta të zeza.

Mbetjet u zbuluan në fillim të shtatorit kur banorët e zonës filluan të ankoheshin për erën.

Shteti Jaliscos është zemra e një prej bandave më të dhunshme të drogës në Meksikë dhe kjo është gjetja e dytë më e madhe e ekzekutimeve për këtë vit.

Pjesa më e madhe e trupave ishin prerë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar ato.

Ndërkohë shumë prej viktimave mbeten ende të paidentifikuara.

Një organizatë lokale që kërkon njerëz të zhdukur ka bërë thirrje qeverisë të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në identifikimin e trupave.

Ata thonë se departamenti i mjekësisë ligjore është mbingarkuar dhe nuk ka aftësitë e nevojshme për të përfunduar operacionin.