Arabia Saudite vazhdon të jetë në luftë - Kundërshtarët nga Jemeni japin një paralajmërim

Arabia Saudite vazhdon të jetë në luftë - Kundërshtarët nga Jemeni japin një paralajmërim

Bota September 14, 2019 - 23:40
Detajet

Lëvizja rebele Houthi e Jemenit, e cila mori sot përsipër sulmin që ka shkaktuar zjarr gjigant në rafinerinë më të madhe në botë të naftës në Arabinë Saudite, ka paralajmëruar edhe sulme të tjera ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sulmi me dronë ndaj rafineri së dhe fushave të naftës nisi mëngjesin e të shtunës në impiantin madhor.

Zëdhënsi i lëvizjes Houthi, Jahia Sarie, tha sot se lëvizja të cilën ai përfaqëson merr përgjegjësinë për sulmin duke thënë se rebelët kishin dërguar 10 drone për të sulmuar impiantin Abqaiq në fushat e naftës së Khurais.

Ai shtoi se sulmet do të shtohen nëse Arabia vijon ndërhyrjen në konfliktin e Jemenit.