Fotot më ikonike të 11 shtatorit

Fotot më ikonike të 11 shtatorit

Bota shtator 11, 2019 - 19:13
detajet

Kur u rrëzua kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator të vitit 2001, fotografi Sten Honda ishte në Manhatan, duke bërë foto të skenës së pabesueshme.

“U dëgjua një uturimë, si një tren gjigant, dhe një re e madhe tymi e pluhuri u ngrit mes ndërtesave”, tregonte Honda pas disa vitesh.

Ai u fsheh në korridorin e një ndërtese aty ku policia po përpiqej të largonte njerëzit nga rreziku, dhe kaloi një grua  e mbuluar e gjitha me pluhur gri. Honda e fotografoi duke bërë kështu një nga imazhet më ikonike të 11 shtatorit.

Të tjera foto, si personat që u hodhën nga ndërtesat e larta për t’i shpëtuar flakëve, të mbijetuarit që vraponin mes rrënojave, punonjësit e ndihmës së shpejtë që rendnin për të shpëtuar kë të mundeshin, kujtojnë  edhe një herë sulmin më të tmerrshëm terrorist që ka ndodhur në botën perëndimore.

Image

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image