Intensifikohet dhuna në protestat e Hong Kongut, përdoren edhe armë zjarri

Intensifikohet dhuna në protestat e Hong Kongut, përdoren edhe armë zjarri

Bota August 25, 2019 - 18:43
Detajet

Një oficer policie në Hong Kong ka shtënë me armë zjarri gjatë protestave të dielën, duke shënuar kështu herën e parë që është përdorur arma e zjarrit që nga shpërthimi i protestave në qershor.

Disa fotografi tregojnë poashtu disa oficerë të tjerë që kishin shënjestruar me armë protestuesit që i ndiqnin me shkopinj dhe shufra.

Policia gjithashtu për herë të parë vendosi topa uji kundër protestuesve më herët gjatë ditës.

Protestat filluan në rrethin Tsuen Wan të qytetit dhe që atëherë janë përhapur në rrethin e Tsim Sha Tsui.

Demonstratat u nxitën nga një projektligj ekstradimi, por që prej asaj kohe u shndërruan në protesta më të gjera antiqeveritare.

Zhvillimet e së dielës shënojnë një përshkallëzim serioz në trazira.