Brazil, gjobat për krime mjedisore ranë ndjeshëm me ardhjen e Bolsonaros

Brazil, gjobat për krime mjedisore ranë ndjeshëm me ardhjen e Bolsonaros

Bota August 24, 2019 - 23:47
Lexoni detajet

Numri rekord i zjarreve në pyjet Amazonës në Brazil ka përkuar me një rënie të ndjeshme të gjobave për shkelje mjedisore, ka zbuluar analiza e BBC-së.

Të dhënat zyrtare nga agjencia e mjedisit në Brazil tregojnë se gjobitjet nga janari deri më 23 gusht ranë gati me një të tretën në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën kohë, numri i zjarreve në Brazil është rritur me 84%.

Nuk dihet sa prej këtyre zjarreve janë vendosur me qëllim, por kritikët kanë akuzuar administratën e presidentit Jair Bolsonaro për instalim të një kulture të pandëshkueshmërisë.

Analiza e BBC-së tregon se numri i gjobave të shqiptuara nga Instituti Brazilian i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Rinovueshme (Ibama) ka rënë ndjeshëm që kur Bolsonaro mori detyrën në 1 Janar.

Për periudhën Janar-Gusht, 2019 shënoi vitin me numrin më të vogël të gjobave.

Midis 1 janarit dhe 23 gushtit 2019, numri i përgjithshëm i gjobave të shqiptuara ishte 6.895, ndërsa për të njëjtën periudhë në vitin e kaluar ishin dhënë 9,771 gjoba, ose 29.4% më tepër.

Numri i përgjithshëm i gjobave në lidhje me shpyllëzimin dhe djegien e pyjeve ra nga 4,138 në 2.535 të tilla për të njëjtën periudhë.

Dhe në nëntë shtetet e Federatës braziliane që shtrihen rreth Amazonës, rënia e gjobave në lidhje me shpyllëzimin dhe djegien e pyjeve ra nga 2,817 në 1.627 të tilla. /Kp