Zjarret në Amazonë shkaktuan rritje të monoksidit të karbonit në atmosferë

Zjarret në Amazonë shkaktuan rritje të monoksidit të karbonit në atmosferë

Bota August 24, 2019 - 22:06
Lexoni detajet

Një satelit i NASA-s kapi imazhe shqetësuese të monoksidit të karbonit në atmosferë për shkak të zjarreve në Amazonë.

Prej datës 8 deri në 22 gusht, NASA mblodhi të dhëna nga instrumenti i tyre Atmospheric Infrared Sounder (AIRS), duke matur nivelet e monoksidit të karbonit në një lartësi prej 5,500 metrash.

AIRS, i cili ndodhet nën satelitin Aqua të NASA-s, mat temperaturën dhe lagështinë atmosferike, sasitë dhe lartësitë e reve, përqendrimet e gazit serë dhe shumë fenomene të tjera atmosferike.

Të dhënat treguan rritje të monoksidit të karbonit në atmosferë.

Nëse shikoni foton do të kuptoni se “E gjelbra tregon përqendrime të monoksidit të karbonit në afro 100 pjesë për miliardë në vëllim (ppbv); E verdha me rreth 120 ppbv; dhe e kuqja e errët me rreth 160 ppbv”, shkroi NASA.

Si një ndotës i ajrit që mund të udhëtojë në distanca të gjata dhe të qëndrojë në atmosferë për rreth një muaj, monoksidi i karbonit luan një rol të rëndësishëm në ndryshimet klimatike.

Ndërsa AIRS vlerësoi monoksidin e karbonit në një lartësi relativisht të lartë, erërat e forta mund ta mbajnë atë poshtë, atje ku mund të ndikojnë dukshëm në cilësinë e ajrit.