“S’dua të vdes”! Fjalët e fundit të gruas së vrarë nga burri

“S’dua të vdes”! Fjalët e fundit të gruas së vrarë nga burri

Bota August 24, 2019 - 16:28
Lexoni detajet

Medet turke ka publikuar pamjet e fundit të një gruaje që u vra nga ish-bashkëshorti të dielën.

Në pamjet tronditëse që kanë ‘ngritur në këmbë’ një komb të tërë, dëgjohet viktima Emine Bulut, teksa e mbuluar në gjak thotë “nuk dua të vdes”.

Bulut nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe është kthyer në simbol kundër dhunës ndaj grave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Provincën Kërëkkale më datë 18 Gusht. Emine Bulut u takua në një restorant me ish-bashkëshortin Fedai Baran për të diskutuar në lidhje me kujdestarinë e vajzës së tyre 10-vjeçare.

Pas debateve të nxehta, Fedai Baran goditi disa herë me thikë ish-bashkëshorten në sy të fëmijës së tyre.

Në videon publikuar rishtazi dëgjohet Bulut teksa e mbuluar në gjak thotë “nuk dua të vdes”, ndërsa vogëlushja i përgjërohet së ëmës “të lutem mos vdis”.

Bulut u dërgua me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Autori i vrasjes u largua me taksi nga vendi i ngjarjes për tu arrestuar më vonë nga policia.

Ngjarja e rëndë ka tronditur thellë opinionin publik, duke shkaktuar reagime të ashpra në median sociale.