Bashkimi Evropian e refuzon Rusinë në G7

Bashkimi Evropian e refuzon Rusinë në G7

Bota August 22, 2019 - 17:19
Lexoni detajet

Bashkimi Evropian kundërshton një ftesë të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet mes liderëve botërorë të G7, tha një zyrtar i lartë evropian për Reuters.

Shtatë udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara  dhe industrializuara te globit do të takohen këtë fundjavë në resortin francez të Biarritz. Formati, i njohur dikur si G8 e përfshinte edhe Rusinë, por ajo u përjashtua prej radhëve të tij në 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes që Moska u dha rebelëve në lindje të vendit.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari u shpreh se arsyet e përjashtimit të Rusisë “mbeten të vlefshme” dhe se çdo ofertë kthimi do të ishte në fakt “një shenjë dobësie”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se mbështet kthimin e Moskës në G7, takimin e të cilit Shtetet e Bashkuara do ta organizojnë vitin që vjen.

Deklarata e tij erdhi disa ditë para se të mbërrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e sivjetshëm të grupit.

“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra për të cilat ne flasim kanë të bëjnë pikërisht me të”, ka qenë komenti i presidentit amerikan./tch