Viktor Orban dhe hungarezët sulmojnë fushatën e Coca Cola’s, “nuk duam reklama homosh”

Viktor Orban dhe hungarezët sulmojnë fushatën e Coca Cola’s, “nuk duam reklama homosh”

Bota August 22, 2019 - 17:09
Lexoni detajet

“Unë refuzoj fushatën e Coca Cola-s. Derisa posterët tuaj provokues të hiqen nga Hungaria, unë nuk do të pi produktet tuaja. Kërkoj edhe të tjerët të veprojnë kështu”, shkroi Victor Orban.

Hungarezët që kanë nisur një peticion kundër fushatës së re reklamuese Coca Cola që promovon lëvizjen LGBT, kanë arritur të heqin nga vendet publike posterat që përshkruajnë çifte të të njëjtit seks në poza romantike.

Peticioni u nis pasi Coca Cola postoi reklama në fillim të këtij muaji që portretizojnë çifte gay dhe lezbike që ndajnë pijet e tyre sugjeruese me sllogane të tilla si “Dashuria është dashuri” ose “Jo sheqer, pa paragjykime”.

Megjithëse peticioni ka dhënë disa rezultate, përfaqësuesi i Shoqatës CitizenGO në Hungari, Eszter Zaymus, thekson se ende nuk është arritur një fitore e plotë, sepse posterat që përshkruajnë çifte gay, janë zëvendësuar nga posterat e ylberit ku lexohet “Dashuria është dashuri”.

Prandaj, Zaymus mbështeti vazhdimin e bojkotit të Coca Cola, pasi kompania “nuk ndalet së shfaquri mesazhe që promovojnë homoseksualitetin”.

Axhenda e LGBT u komentua edhe nga kryeministri Victor Orban, i cili shkroi në profilin e tij në Facebook: “Unë refuzoj fushatën e Coca Cola-s. Derisa posterat tuaj provokues të hiqen nga Hungaria, unë nuk do të pi produktet tuaja. Unë u kërkoj të tjerëve të veprojnë kështu. ”

Coca Cola gjithashtu foli për rastin, duke thënë në një deklaratë zyrtare se “Coca Cola është e angazhuar për diversitetin, gjithëpërfshirjen dhe barazinë në biznesin e saj dhe mbështet të drejtat në shoqëri”.