BE-ja kundër kthimit të Rusisë në G7

BE-ja kundër kthimit të Rusisë në G7

Bota gusht 22, 2019 - 12:05
Lexoni detajet

Bashkimi Evropian është kundër bërjes së çdo ftese të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet midis udhëheqësve botërorë të G7-ës, tha një zyrtar i lartë evropian, raporton Reuters.

Shtatë udhëheqësit e vendeve më të përparuara dhe industrializuara në botë, do të takohen në vendpushimin francez të Biarritz këtë fundjavë.

Formati që dikur njihej si G8, e pezulloi Rusinë nga grupi më 2014, pas aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës, si dhe pas mbështetjes së rebelëve në lindje të vendit.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti përpara samitit të G7-ës, tha se arsyet e përjashtimit të Moskës "mbeten të vlefshme" dhe se çdo ofertë e kthimit do të ishte "një shenjë dobësie".

Më herët presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mbështet kthimin e Rusisë në Grupin e G7-ës, pasi Shtetet e Bashkuara janë nikoqire të këtij takimi vitin e ardhshëm.

Ai i ka bërë këto deklarata disa ditë para se të arrijë në jug të Francës për të marrë pjesë në samitin e këtij viti të G7-ës.

“Është shumë më e përshtatshme të kemi Rusinë aty. Duhet të kthehet në G8, sepse shumë gjëra që flasim kanë të bëjnë me Rusinë”, deklaroi Trump.