Kriza në Venezuelë: Maduro pranon se ka zhvilluar bisedime sekrete me SHBA-në

Kriza në Venezuelë: Maduro pranon se ka zhvilluar bisedime sekrete me SHBA-në

Bota August 21, 2019 - 13:59
Lexoni detajet

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se ka zhvilluar bisedime disamujore me administratën e Donald Trump.

Madje ai ka thënë se ka qenë në këto negociata sekrete edhe atëherë kur Amerika i ka vënë sanksione vendit të tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

SHBA dhe mbi 50 shtete tjera nuk e njohin Maduron si president legjitim i Venezuelës.

Por të martën ai ka konfirmuar se ka qenë në bisedime me administratën e Trump.

“Ashtu siç kam kërkuar dialog në Venezuelë, kam kërkuar mënyrën që Presidenti Trump ta dëgjojë Venezuelën”, ka thënë Maduro.

“Nuk dua të them kush, por ne po flasim në nivele shumë të larta”, ka thënë në anën tjetër Trump gjatë së martës.

“Po flasim me disa përfaqësues të Venezuelës”.