Momenti dramatik kur një helikopter me tre persona në bord, u rrëzua në një bregdet të Greqisë

Momenti dramatik kur një helikopter me tre persona në bord, u rrëzua në një bregdet të Greqisë

Bota August 20, 2019 - 20:43
Detajet

Janë shpërndarë nga mediet greke, pamjet e momentit dramatik, kur një helikopter u rrëzua në një bregdet të Greqisë, në zonën detare mes Galata dhe Poros.

Në bordin e helikopterit që u përfshi nga tymi dhe ra poshtë ishin tre persona, piloti rus dhe dy udhëtarë tjerë rusë, të cilët raportohet se kanë mbetur të vdekur, transmeton Telegrafi.

Sipas një të pranishmi, nga ky helikopter është dëgjuar një shpërthim dhe mandej është përfshirë prej tymit.

Besohet se piloti ka dashur ta kthente sërish në pistë, por ka prekur kabllot e rrymës dhe më pas humbi kontrollin, ndërsa mediet raportojnë se ka provuar të kalonte poshtë kabllove, por pa sukses.

Shkaktimi i këtij aksidenti, ka bërë që ishulli Poros të mbetet për disa orë pa rrymë.