Migrantëve sirianë u kërkohet të largohen nga Stambolli

Migrantëve sirianë u kërkohet të largohen nga Stambolli

Bota August 20, 2019 - 14:36
Lexoni detajet

Mijëra migrantëve sirianë u është caktuar e marta si ditë e fundit për t’u larguar nga Stambolli, ose do të dëbohen nga qyteti më i madh i Turqisë.

 Autoritetet u kanë thënë migrantëve të paregjistruar që të kthehen nëpër provincat ku janë regjistruar, në kuadër të tentimeve për të liruar qytetin nga presioni i tepërt.

Disa sirianë i kanë thënë BBC-së, se shumë prej tyre janë duke u dëbuar në Idlib brenda Sirisë, zonë në të cilën janë përshkallëzuar luftimet.

Disa të tjerë kanë thënë se po detyrohen të nënshkruajnë vullnetarisht dokumente të kthimit, të cilat nuk mund t’i lexojnë dhe as kuptojnë.

Urdhri për t’i larguar refugjatët është marrë në fund të muajit korrik dhe migrantëve u është dhënë një muj kohë për ta zbatuar rregullin.

Rreth gjysmë milioni sirianë janë të regjistruar në Stamboll, mirëpo vlerësohet se aty ka dy herë më shumë banorë sirianë, të cilët fillimisht janë regjistruar nëpër provinca.

Pasi ka marrë këtë vendim, kryetari i Stambollit ka thënë se sirianët që kanë të drejtë të qëndrojnë në qytet duhet të kenë vazhdimisht pasaportat dhe dokumentet e identifikimit.

Deri në fillim të muajit gusht, 12,000 migrantë janë transferuar në provincat ku janë regjistruar fillimisht, derisa, 2,600 persona të paregjistruar janë dërguar nëpër qendra të drejtuara nga ministria e Brendshme. /REL