Autoritetet mbyllin gjithë plazhin pasi turistja tentoi të mbulojë pelenën me rërë

Autoritetet mbyllin gjithë plazhin pasi turistja tentoi të mbulojë pelenën me rërë

Bota gusht 17, 2019 - 22:00
Lexoni detajet

Infeksionet përhapen me shpejtësi gjaë stinës së verës nga papastërtitë.

Një nga ambjentet, nga ku duhet të ruhemi më shumë gjatë verës është plazhi, për shkak të mbipopullimit.

Në Filipine është regjistruar një episod tepër i veçantë. Autoritetet vendase vendosën që të mbyllnin plazhin.

Shkak u bë një pelenë, të cilën një turiste e huaj e hodhi në breg dhe u mundua ta mbulojë me rërën e lagur.

E gjithë skena u filmua nga një person i cili ishte i pranishëm dhe vidoja u bë virale. Pas urdhëruan mbylljen e plazhit, autoritetet vendase u vunë në kërkim të pelenës së ndotur.

Këto masa u dukën të tepruar edhe nga vetë plazhistet.

E ndërsa në Filipine u morën menjëherë masa, në Shqipëri askush nuk do t’ja dijë.

Një nga zonat më problematike është bregdeti i Durrësit, ku mund të gjesh jo vetëm pelena, por edhe mbeturina biologjike, apo dhe ambalazhe të ndryshme. E pavarësisht situatës askush nuk merr masa për të ndëshkuar pushuesit e papërgjegjshëm./joq

Autoritetet ne Filipine mbyllin plazhin pasi turistja hedh pelenen ne rere on Vidnews.