I nxehti afrikan s’ka përfunduar: Mësoni kur do të kthehen temperaturat e larta

I nxehti afrikan s’ka përfunduar: Mësoni kur do të kthehen temperaturat e larta

Bota August 16, 2019 - 09:36
Lexoni detajet

Fusha të presionit të lartë nga Mesdheu kanë filluar të shtrihen mbi rajon, ku sot e gjatë ditëve në vijim do të favorizojnë mot më stabil me kthjellime dhe me diell.

Ndërkohë masat e freskëta ajrore që kanë depërtuar edhe mbi vendin tonë do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare.

Dita e sotme ka zbardhur me mot të freskët, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime dhe mot me diell.

Minimalet do të shënojnë 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, ndërsa indeksi UV do të jetë 8.

Nga fillimi i javës së ardhshme sërish pritet të rikthehet moti i nxehtë, me temperatura maksimale që mund të luhaten ndërmjet 32 deri 35 gradë Celsius.