A mund të jetë vrarë Epstein nga shoku i qelisë? Ja çka bën që kjo të jetë e mundshme

A mund të jetë vrarë Epstein nga shoku i qelisë? Ja çka bën që kjo të jetë e mundshme

Bota gusht 12, 2019 - 17:03
Detajet

Jeffrey Epstein ia kishte frikën shokut të qelisë. Ai ishte një person muskulor i cili për përballej me dënimin me vdekje nga akuzat me vrasje dhe trafikim droge, e që sipas një zyrtari Epstein ia kishte frikën atij polici, i cili në fakt ishte marrë në pyetje pas asaj që duket si vetëvrasje. Ai ishte transferuar nga qelia e Epstein shumë pak para se të vdiste.

Nicholas Tartaglione, i cili ishte polic në qytezën Westchester, të Nju Jorkut, ishte i akuzuar për vrasje të katër personave në vitin 2016 dhe ishte përdorues i kokainës. 51 vjeçari raportohet se ishte në të njëjtën qeli me Epsteinin.

Tartaglione, sipas Washington Post ishte transferuar nga qelia për në Njësitin Special, i cili ka siguri të shtuar për kriminelë të profilit të lartë, e kjo ka ndodh pak para vdekjes së Epsteinit.

Nuk është ende e qartë pse Tartaglione ishte transferuar, ose në çfarë kohe saktësisht. Njëri nga shokët e qelisë, në raport shkruhet se u transferua nga qelia të premten në mbrëmje, disa orë para vdekjes, që ishte në orët e mëngjesit të së shtunës, por ende nuk dihet se a ishte Tartaglione pikërisht ai që u transferua të premten.

Por raporte të ndryshme tregojnë se ka pasur një grindje mes Epsteinit dhe Tartaglione në periudhën sa ishin së bashku.

Shoku i qelisë së Jeffrey Epstein, Nicholas Tartaglione

Më pak se dy javë para se Epstein të bënte vetëvrasje, ai u transferua në vëzhgim dhe i ishte kërkuar terapi ditore psikiatrike për shkak se ishte gjetur në qelinë e tij, me vetëdije gati të humbur dhe shenja në qafë. Në fund të muajit korrik, një javë pas evaluimeve psikike, ai ishte larguar nga reparti i vëzhgimit.

Ndërsa sipas raporteve, ai nuk ishte kontrolluar për orë të tëra. Policia e kishte për detyrë që ta kontrollonte çdo gjysmë ore. Këtë e ka konfirmuar Fox News përmes burimeve familjare.

Ndërkohë, sipas burimeve të mediumit WNBC, njëri nga shokët e qelisë së tij ishte marrë në pyetje për këtë rast, e që rrit edhe më shumë dyshimet, që doli të jetë Tartaglione.

Tartaglione i kishte thënë zyrtarëve se ai nuk kishte parë asgjë që mund të lidhej me një tentim vetëvrasje. Bruce Barket, një avokat i ish-policit, ka deklaruar se “të dy jetonin në të njëjtën qeli” duke thënë se Tartaglione nuk e kishte sulmuar Epsteinin.

“Çdo mendim se Tartaglione e ka sulmuar dikë është një fabrikim i plotë” tha Barket në një deklaratë.

Për gazetën The Post, kryetari i Këshillit për të Burgosurit Lokal, tha se Epstein mund të ketë kërkuar që të largohet nga Tartaglione.

Tartaglione është në pritje të gjyqit pasi që akuzohet se është përfshirë në kidnapim dhe vrasje të katër burrave në vitin 2016.

Epstein është i akuzuar për abuzim seksual me të mitura, ndërsa kishte shoqëri me njerëz shumë të fuqishëm të politikës dhe biznesit, duke përfshirë edhe shoqëri me presidentin amerikan, Donald Trump.