Po mbanin flamurin derisa po valëvitej, këputet litari që po i mbante – humbin jetën dy ushtarë

Po mbanin flamurin derisa po valëvitej, këputet litari që po i mbante – humbin jetën dy ushtarë

Bota gusht 12, 2019 - 11:38
Detajet

Ky është momenti rrëqethës kur dy anëtarë të forcave ajrore të Kolumbisë bien për vdekje, derisa po qëndronin të varur në litar duke mbajtur flamurin që po valëvitej gjatë një parade ushtarake.

Dyshja po qëndronin në ajër të varur në një litar që po e mbante helikopteri, kur befasisht u këput dhe dyshja humbën jetën. Në anën tjetër ministri kolumbian i Mbrojtjes, ka njoftuar se kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun se si erdhi deri të këputja e litarit, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e kësaj aeroporti ku po mbahej parada është mbyllur menjëherë, e videoja e publikuar më poshtë, shfaq dy ushtarët që rrëzohen për vdekje në tokë pak metra larg aeroportit Olaya.

Në fillim gjithçka po dukej se po shkonte sipas planit ku dyshja mbanin flamurin kombëtar që po valëvitjes, megjithatë disa sekonda më pas litari këputet dhe ata bien në tokë, duke mbetur të vdekur në vend.