Po e ndiqte policia, hedh heroinën nga vetura

Po e ndiqte policia, hedh heroinën nga vetura

Bota korrik 24, 2019 - 08:50
Lexoni detajet

Pamje dramatike nga Britania e Madhe tregojnë se si një bos i drogës hedh qese me herionë, që kanë vlerë 2 milionë euro, nga makina pasi që po ndiqej nga policia.

Bosi i krimit Paul Day mundohej dëshpërimisht që të largonte drogën nga vetura e tij në mënyrë që të i shpëtonte dënimit nga gjykata për posedim të narkotikëve.

Mirëpo vetura e policisë që po e ndiqte kishte një kamerë të montuar në pjesën e përparme të veturës dhe gjithçka është filmuar duke bërë që provat të jenë të forta kundër Day.

Po ashtu në pamje shihet se si vëllau i Paul, Marku i afrohet me një makinë tjetër në mënyrë që dorgat të hidhen në makinën e tij. Pastaj ai u kthye që të marrë drogën që kishte rënë.

Për fat të keq të tyre qeset u shqyen gjatë hedhjes dhe e gjithë droga është shpërndarë nëpër rrugë. /Express