Aeroplanët e Rusisë shkelin hapësirën ajrore të Koresë së Jugut

Aeroplanët e Rusisë shkelin hapësirën ajrore të Koresë së Jugut

Bota July 23, 2019 - 18:01
Lexoni detajet

Rusët shkelën hapësirën ajrore të Koresë Jugore dy herë, aeroplanët luftarak shtinë mbi ta 360 herë si vërejtje, incidenti ndodhi në hapësirën ajrore në bregun lindor, njoftuan zyrtarët nga Seuli në njoftim të cilin e mohuan shpejt nga Rusia.

Kjo është hera e parë që një incident i tillë ndodh në hapësirën ajrore jug koreane që nga përfundimi i luftës në gadishull më 1953.

Zyrtarët e mbrojtjes nga Korea Jugut njoftuan se tre aeroplan ushtarak rus, dy aeroplan bombardues Tu-95 dhe një aeroplan vëzhgues A-50, hynë në hapësirën e Koresë së Jugut.

Sipas qeveritarëve koreanë jugor një numër i paspecifikuar i aeroplanëve luftarak u ngritën në ajër, përfshi dhe  F-16, dhe hapën zjarr si vërejtje, u shtinë 80 plumba nga mitraloza. Ata shtojnë se aeroplanët rus u larguan fillimisht, por u kthyen pas tre minutash dhe shkelën përsëri hapësirën ajrore koreanë jugore për një periudhë 4 minutash.

Ministria e Jashtme dhe Shtabi i Ushtrisë së Koresë Jugore njoftoi se kanë ftuar ambasadorin rus dhe atasheun ushtarak për të shprehur protestën e tyre.

Kremilini sot mohoi incidentin me një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes ku thuhej se aeroplanët rus nuk kanë hyrë në hapësirën ajrore koreane, ata shtuan se nuk kishte pasur të shtëna por se aeroplanët koreano jugor janë sjellë jo profesionalisht dhe kanë shkaktuar rrezik. Nëse do të kishte të shtëna ne do të kthenim me zjarr thanë rusët.

Ish BRSS e mbështeti Korenë Veriore në kohën e luftës, ku vdiqën miliona njerëz. Më 1983 një aeroplan luftarak rus kishte hapur zjarr në një aeroplan udhëtarësh koreano jugor që kishte hyrë në hapësirën ajrore të ish Bashkimit Sovjetik ku mbetën të vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekipi, 269 persona. /Gazetametro

Image 
Image