India provon përsëri të dërgojë anije kozmike në Hënë

India provon përsëri të dërgojë anije kozmike në Hënë

Bota July 22, 2019 - 11:42
Lexo Detajet

India pritet të bëjë përpjekje ta dërgojë në Hënë anijen e dytë kozmike vetëm një javë pas anulimit të nisjes për shkak të disa defekteve të vogla teknike.

Sonda “Chandrayaan 2” pritet ta fillojë fluturimin në orën 14 e 43 minuta sipas kohës lokale të hënën.

Në njoftimin e Agjencisë Indiane të Hapësirës thuhet: “Anija kozmike është e gatshme t’i dërgojë një miliard ëndrra në Hënë, tashmë më e fuqishme se kurrë më parë”.

Kjo agjenci shpreson se misioni që ka kushtuar 150 milionë dollarë të lëshohet për herë të parë në polin jugor të Hënës.

Numërimi mbrapsht i minutave ishte ndërprerë më 15 korrik vetëm 56 minuta para nisjes së planifikuar të fluturimit për shkak të disa problemeve teknike. Mediat indiane raportuar se anija kozmike kishte problem me një rezervuar të gazit të heliumit.

Ky mision pritet të sjellë më shumë të dhëna për praninë e mundshme të ujit, mineraleve dhe dridhjeve, shkruan “BBC”.