E dhimbshme: Mjekët vendosin që 5-vjeçarja në koma nuk duhet të jetojë

E dhimbshme: Mjekët vendosin që 5-vjeçarja në koma nuk duhet të jetojë

Bota July 22, 2019 - 08:48
Lexo Detajet

Prindërit e një 5-vjeçareje e cila është e sëmurë rëndë kanë nisur një betejë ligjore, pasi mjekët vendosën se ajo nuk duhet të jetojë. Tafida Raqeeb pësoi këputje të një ene gjaku në tru në Shkurt dhe mbetet në koma që prej asaj kohe, në spitalin Royal të Londrës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, ekspertët mjekësore kanë dalë në përfundimin se ndërhyrjet e mëtejshme janë të kota dhe kanë rekomanduar që t’i hiqet suporti jetësor.

Megjithatë, familja beson se Tafida mund të përmirësohet nëse i jepet më shumë kohë dhe duan që ta çojnë atë për trajtim në një spital fëmijësh në Itali.

Nëna e saj Shelina dhe babai Mohammed Begum depozituan kërkesën e tyre në Gjykatën e Lartë të martën, në përpjekje për të rishikuar çështjen. Prindërit e saj kërkojnë që t’i japin edhe një shans tjetër 5-vjeçares. Familja ka nisur gjithashtu një peticion që spitali në Londër të lejojë lëvizjen e vajzës.

Image

Nëna e saj thotë se Tafida ishte një fëmijë i shëndetshëm përpara se të pësonte dëmtimin në tru. Shelina thotë se e bija po fillon të shfaqë shenja progresi. Sipas saj, ajo reagon ndaj dhimbjes, lëviz gjymtyrët dhe hap e mbyll sytë, transmeton Telegrafi.com

Familjes iu tha fillimisht se ajo mund të kthehej në shtëpi pas disa muajsh për të vijuar me rikuperimin. Por tani mjekët kanë ndryshuar mendim dhe duan që t’i heqin aparaturat që e mbajnë në jetë.