Tronditet Hong Kongu, sulmues të maskuar dhunojnë njerëzit në stacionin e trenit

Tronditet Hong Kongu, sulmues të maskuar dhunojnë njerëzit në stacionin e trenit

Bota July 22, 2019 - 08:27
Lexo Detajet

Dhjetëra persona të maskuar dhe të armatosur me shkopinj kanë sulmuar një stacion treni në lagjen Hong Kong të Yuen Long.

Videot dhe fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë meshkujt, të gjithë në bluza të bardha, duke sulmuar dhunshëm njerëzit në stacion dhe brenda trenave.

Sipas raportimeve të para, 45 persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ky sulm ndodhi pas tubimit të fundit pro-demokracisë në qendër të Hong Kongut, ku policia përdori gazin lotsjellës dhe plumba gome ndaj protestuesve.

Është e paqartë se kush janë personat e maskuar, por ata sulmuan udhëtarët dhe njerëzit që po ktheheshin nga protestat.

Disa ligjvënës ngritën pyetjen pse policia ishte e ngadaltë për të arritur në vendin e ngjarjes.

Policia të hënën tha se nuk kishin bërë asnjë arrestim, por ende po kryenin hetime.