Irani kërcënon Britaninë: Mos bashkëpunoni me ‘terroristët amerikanë’

Irani kërcënon Britaninë: Mos bashkëpunoni me ‘terroristët amerikanë’

Bota July 20, 2019 - 23:27
Lexoni detajet

Irani u përgjigj paralajmërimeve të Mbretërisë së Bashkuar me një paralajmërim të tyre, duke thënë se britanikët duhet të ndalojnë të jenë bashkëpunëtorë në ‘terrorizmin e ekonomik amerikan’.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif u përgjigj vërejtjeve kundër agresionit në Gjirin Persik sot me një vërejtje arrogante ku e përsëritën qëndrimin e tyre se veprimet e britanikëve në Gjibraltar janë ‘pirateri’, ai shkroi në rrjetin social Twitter “për dallim nga pirateria në Ngushticën e Gjibraltarit, veprimi ynë në Gjirin Persik ka të bëjë me mbajtjen rregullit ndërkombëtar detar”. Zarif i referohet konfiskimit të tankerit iranian në Gjibraltar me 4 korrik, ai shtoi se “Mbretëria e Bashkuar duhet të ndalojë se qeni bashkëpunëtor i terrorizmit ekonomik të SHBA’ve”.

Irani mbrëmë kapi anijen Stena Impero pak orë  pas zgjatjes së ndalesës së tankerit iranian në Gjibraltar për 30 ditë shtesë nga autoritetet e Gjibraltarit.

Këshilli i Sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar u mblodh sot për herë të dytë, pas atij të mbrëmjes së kaluar. Ministri i jashtëm britanik, Jeremy Hunt, kritikoi Iranin për dyfytyrësi, pasi ata po deklaratat dhe veprimtaritë e tyre po dallojnë, dhe ai deklaroi se ky agresion mund të ketë pasoja të rënda.

Shumë prisnin se Irani do të vepronte kështu, por çudi për ish kreun e Marinën Mbretërore Britanike, Alan West, është fakti se “duke e ditur se diçka e tillë do të ndodhte përse nuk është përcaktuar një përcjellje ushtarake në një zonë ku qartazi është zonë e rrezikshme”./gazetametro