Panik dhe britma, momenti kur fëmija lundroi larg një plazhi në SHBA, i pavërejtur nga prindërit e tij

Panik dhe britma, momenti kur fëmija lundroi larg një plazhi në SHBA, i pavërejtur nga prindërit e tij

Bota korrik 17, 2019 - 18:35
Lexo tjera detaje

Ishte një moment paniku i përcjellë edhe me britma, kur një djalë i vogël doli në det me një rosë gome në det, nga një plazh.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, imazhet e marra nga një telefon celular nga një vajzë tregojnë babanë e saj, Dave Benjamin, duke shkuar drejt tek djali i tij, i cili kishte shkuar larg bregut të detit.

Duke treguar ngjarjen e ndodhur pranë një plazhi në Michigan City, SHBA, Dave ka thënë: “Ndërsa po vrapoja atje, unë mund të shihja fëmijën shumë të tmerruar. Ai po qante, duke u varur në kokën e rosës prej gome”.

Dave tha se ishte me familjen e tij në një varkë të hënën kur ata vunë re njerëzit që po shkonin për ta ndihmuar djalin.

Bëhet e ditur se edhe ekipet e shpëtimit në detyrë u alarmuan dhe kontrolluan mbi gjendjen e djalit pas incidentit.

Për fat të mirë, djali nuk kishte ndonjë lëndim dhe dukej në gjendje të mirë.