Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e Komisionit Evropian

Bota korrik 16, 2019 - 19:50
Lexoni më shumë detaje

Deputetët e PE-së e mbështetën politikanen gjermane Ursula von der Leyen si presidente të ardhshme e Komisionit Evropian të martën, duke e bërë gruaja e parë që mban një nga postet më të larta në Evropë, raporton Euronews, transmeton zeri.info

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë u konfirmua si pasuesja e Jean-Claude Juncker me shumicën e vetëm 9 votave, pas një procesi shumë të kritikuar dhe javëve të pasigurisë politike.

Ajo kishte nevojë për 374 vota për të fituar konfirmimin e së martës dhe në fund fitoi 383 - shumë më pak se 420 votat e arritura nga paraardhësi i saj. “Besimi që keni vënë në mua është besimi që vendosët për Evropën”, tha ajo pasi u njoftua rezultati./Zeri